Kush jemi ne, dhe si u formuam?

Ne jemi shoqata e gruas “ Jeta në Kastriot “ e cila u themelua gjatë luftës duke u përpjekur sa më shumë të ndihmojmë të gjithë njerëzit që kishin nevojë për ndihmë mjekësore, strehim dhe gjithçka tjetër. Pas lufta e gjeti Kosoven të shkatrruar, por vërtetuam se ishte edhe më tej e nevojshme ndihma për shumë njerëz. Shumë femra kishin nevojë për ndihmë, ngase kishin përjetuar dhunë si psiqike ashtu edhe fizike, qoftë drejtë për së drejti, qoftë perms familjarët e tyre. Kategoria që aspak nuk u ndihma nga askush janë femrat e përdhunuara, prandaj i vumë vetes detyrë që ta ndihmojmë çdo femër që ka nevojë si: ato të përdhunuarat, femrat e veja me fëmijë bonjakë, ato që kanë nevojë për shërim jashtë vendit, ato në kushte të vështira materiale, familjet në nevojë, femrat kryefamiljare, femrat që kanë nevojë për përkrahje, nënat dhe fëmijet me aftësi të kufizuara etj. Menjherë pas luftës një rëndësi të madhe u dhamë femrave që kanë ndërprerë shkollimin.Ne jemi një staf prej 15 vetash ku të gjithmon punojmë vullnetarisht dhe nuk marrim kurfarë page. Në vitin 2000 e regjistruam organizatën me emrin, Shoqata e gruas “ Jeta në Kastriot “, me Numër të regjistrimit 5100725-5, me status benificues 6000823-0, si dhe me Numër Fiskal 600733960.

 

Deri më tani i’u kemi ofruar ndihmë në mënyra të ndryshme mbi 2500 familjeve dhe vazhdojmë edhe më tej të ndihmojmë; në mënyrë përhershme rreth 50 familje, ku varsisht nga ajo se kemi ne fonde sigurojmë pako ushqimore çdo muaj, dhe bëjmë vizita mjekësore shtëpiake duke i vizituar ato në çdo cep të Kosovës, për festa sigurojmë pako speciale ushqimore e sanitare si dhe gjatë dimrit i sigurojmë veshmbathje. Ajo që bëjmë ne është shumë pak në kahasim me nevojat e këtushme të cilat janë dhjetra fish më të mëdha, e aq me shumë kur te kemi parasysh se në Kosovë llogariten mbi 20mijë të perdhunuara gjatë luftes, mbi 1500 pesona të zhdukur, rreth 8000 gra kryfamilajre.

 

Drejtoresha e organizatës Luljeta Selimi

 

Luljeta Selimi lindi më 19 .09. 1969, në Prishtinë. Ka mbaruar shkollën e mesme dhe fakultetin e filologjisë – gjuhë dhe letërsi shqipe, fakultetin e gazetarisë dhe kurse të mjekësisë. Pas luftës ka kryer specializimin në traumatologji me profesorë të Unversitetit të Trierit, gjthashtu ka kryer shumë kurse për psikiatri, psikologji dhe është e pajisur me diploma dhe certifikata përkatëse. Punon si punëtore sociale, koordinatore e disa projekteve dhe është drejtoreshë e organizatës humanitare “Jeta në Kastriot“, e cila ndihmon viktimat e luftës, nënat e traumatizuara dhe fëmijët e tyre. Ka punuar si gazetare, zëdhënëse në Entin e Statistikave të Kosovës, ndërsa tani punon në statistika të shëndetësisë, përkatësisht në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Shkruan poezi, tregime, ese. Ka marrë shumë çmime të rëndësishme. Po ashtu është e angazhuar dhe angazhohet në krijimin e grupeve letrare në mënyrë që femrave, fëmijëve dhe artdashësve t’u jepet mundësia ta shprehin talentin e tyre.

Deri më tash ka botuar:

“Lindje pa emër”, poezi

“Tre muajt e Anitës”, roman

“Rrëfime të femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë “, publicistikë

“Vajza fantazmë“, roman

Libri - Rrëfime tronditëse


 

Pse u detyrova t’i botoj rrëfimet e femrave të dhunuara? Një nga arsyet kryesore është se e vërteta mbi këtë kapitull mbase më të dhimbshmin dhe më të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme dhe e rëndë të jetë ajo. Zaten, e vërteta gjithmonë është e dhimbshme dhe e rëndë, e posaçërisht kur flitet për plagën më të madhe të çdo lufte, për dhunimet. Dhunimet ndodhin në çdo luftë dhe çdokund konsiderohen si krimi më i rëndë i saj. Edhe në të tri luftërat e fundit që ndodhën në rajon, barbarët serbë ushtruan dhunime të papara, në Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë. Pra, edhe në Kosovë përveç vrasjeve, dëbimeve, djegieve, rrënimeve,plaçkitjeve, kidnapimeve e burgosjeve ata bënë edhe dhunime. Dhunimet janë të rënda për çdo popull në botë e posaçërisht për popullin tonë, sepse morali është pjesa më e ndjeshme e qenies së tij. Gjatë punës sime në terren, kam parë nga afër se sa të rënda janë përjetimet e të dhunuarave, sa e rëndë është kjo për familjet e tyre, për rrethin dhe për çdo shqiptar.

OJQ Jeta në Kastriot | Design by europa-design.com