KUALIFIKIMET E VIKTIMAVE

Femrat të cilat kanë qenë viktima të luftës dhe i kemi trajtuar si paciente tona i kemi ndihmuar tani në fusha të ndryshme janë kualifikuar dhe kanë diploma në këto fusha:

32 femra janë duke i vijuar studimet gratis, kryesisht në Shqipëri, vetëm 6 në Kosovë.

25 femra janë kualifikuar si frizere, grimere, etj për çështje estetike.

20 femra janë kualifikuar si rrobaqepëse dhe stiliste, përveç që qepin bëjnë modele ato edhe qëndisin rrobat që i bëjnë vetë.

30 femra kanë kryer kurse të kompjuterit të niveleve të ndryshme.

12 femra kanë kryer kurset e gjuhës angleze dhe 8 femra gjuhës gjermane.

12 femra janë kualifikuar si kuzhiniere profesioniste.

30 femra kanë kryer kurse për përkujdesje në çerdhe si edukatore dhe 6 presim t’u ndihmojmë të regjistrohen në fakultetin e edukimit për të avansohen më tutje.

Këto femra janë të gatshme të punojnë menjherë por tek frizeret na mungojnë pajisjet përkatëse, tek rrobaqepëset na mungojnë makinat për qepje dhe pajisjet përcjellëse, ato që kanë kryer kurse kompjterësh nuk kemi mundur t’u gjejmë ndonjë vend pune, kuzhinieret po ashtu presin ndonjë punë dhe mbi të gjitha ne dëshirojmë ta hapim një çerdhe ku do të ndihmonim ato dhe do të mund të kenë pagën e tyre. Këto femra nuk janë më të traumatizuara dhe munden lirisht me sukses ta kryejnë punën e tyre.

 

OJQ Jeta në Kastriot | Design by europa-design.com