Shoqata Joqeveritare “ Jeta në Kastriot”

Shoqata Joqeveritare “ Jeta në Kastriot” përveç që mban nën mbikqyrje femra të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale, fizike dhe psikike nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës së fundit , tani përkujdeset edhe për gratë e veja që janë nëna vetëmbajtëse të familjes si dhe fëmijë jetimë pa asnjë prind që janë nën përkujdesje të personave të tretë. Këto femra dhe këta fëmijë kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe ndihma të tjera për të jetuar sepse mbi 70% e tyre nuk gëzojnë asnjë ndihmë finaciare.

Punë vullnetare

Në OJQ „ Jeta në Kastriot ” që nga 1999 e deri më sot punojmë një ekip prej 15 vetash të profesioneve të ndryshme. I tërë aktiviteti ynë që bëjmë është punë vullnetare dhe ka shtrirje në tërë Kosovën.

Misioni

Misioni ynë ka qenë dhe është që t’ua lehtësojmë sa do pak dhimbjet e tyre, qofshin ato shëndetësore, psikologjike dhe materiale kësaj kategorie të shoqërisë.

Shifra

Në Kosovë, numri i femrave të dhunuara sipas statistikave kap shifra të ndryshme varësisht nga organizatat e ndryshme të cilat kanë bërë hulumtime në këtë drejtim.

Vizita

Përveç se i vizitojmë së paku një herë në muaj ne dhe kontrollojmë gjendjen momentale të tyre, vazhdimisht kujdesemi që 209 prej tyre të cilat janë në gjendje më të rëndë t`iu sigurojmë barna dhe ilaçe të nevojshme.

nevojat

Ajo që bëjmë ne është shumë pak në krahasim me nevojat e këtushme të cilat janë dhjetra fish më të mëdha, e aq me shumë kur te kemi parasysh se në Kosovë llogariten mbi 20 mijë femra të perdhunuara gjatë luftes, mbi 1500 pesona të zhdukur, rreth 8000 gra kryfamilajre.

Rrëfime tronditëse

Pse u detyrova t’i botoj rrëfimet e femrave të dhunuara?

Një nga arsyet kryesore është se e vërteta mbi këtë kapitull mbase më të dhimbshmin dhe më të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme dhe e rëndë të jetë ajo.

Sot në Kosovë ka femra të cilat pas përjetimit të dhunimit ndodhen në gjendje shumë të vështirë psiko-fizike dhe materiale. Këto femra kanë nevojë për përkrahje, qoftë morale dhe materiale. Ato duan trajtim të vazhdueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Askush nuk bën asgjë për to.

Top Channel - Intervista me Luljeta Selimi për rrefimet e femrave të dhunuara në Kosovë

QJQ Jeta në Kastriot | Design by europa-design.com